1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Për të djegur dhjamin, meshkujt duhet të hanë para ushtrimeve, ndërsa femrat – pas

Më të lexuarat

Shkencëtarët kanë zbuluar se, nuk është e tëra tek shtimi i ushtrimeve, por tek koha kur bëhen ushtrimet.

Duke i bërë ushtrimet me kohë – para ose pas ngrënies së ushqimit – mund të humben deri në 22 për qind e dhjamit të padëshiruar.

Është gjetur se, meshkujt që ushtrojnë para se të hanë ushqim, djegin më shumë dhjamë, teksa te femrat kjo është e kundërta, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit, femrat që hanë një orë pasi të kenë ushtruar, djegin më shumë dhjam, duke pasur trupin më të dëshiruar.

Këto konkludime janë bërë, pas një hulumtimi të bërë me 13 meshkuj dhe 17 femra, të cilët i janë nënshtruar një regjimi të rreptë ushtrimesh dhe mënyrë së ngrënies.

Është e rëndësishme që ta përgatitni sa më mirë trupin për stërvitje, dhe gjithashtu është e rëndësishme që pas ushtrimeve t’ia siguroni trupit një burim të ushqyesve të nevojshëm për rigjenerimin e muskujve dhe indeve.

Në vijim ju sjellim një listë të ushqimeve të cilat është mirë t’i hani para dhe pas ushtrimit.
Para: Tost nga drithërat e plota me banane dhe kanellë

Kur është fjala për përgatitjen për stërvitje, karbohidratet janë miku juaj më i mirë. Është thelbësore që ato të jenë komplekse që të mund ta nxisin lirimin e energjisë gjatë ushtrimeve, por gradualisht dhe ngadalë. Tosti nga drithërat e plota me fruta përmban karbohidrate, por edhe sheqernat të cilat shpërbëhen lehtësisht.

Bananet janë zgjidhja më e mirë për shkak se janë të pasura me kalium, niveli i të cilit bie gjatë stërvitjes. Kanella rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe përmirëson aftësitë kognitive.

Pas: Mishi i pulës së pjekur në skarë dhe perime

Trupi juaj ka nevojë për ndihmë që të rimëkëmbet. Do t’ia dilni kësaj në qoftë se konsumoni proteina të payndyrshme dhe karbohidrate përmes pulës. Ajo do t’ju ngopë dhe nuk do të shkaktojë dispepsi apo fryrje. Perimet e mbuluara me vaj ulliri gjithashtu ju sigurojnë një varg të ushqyesve.

Para: jogurt, fruta të thata dhe arrorë

Po përgatiteni për vrapim? Së pari, pini pak jogurt. Stomaku do të qetësohet ngadalë, ndërsa në kombinim me fruta të thata do të ndihmojë në rigjallërimin e trupit gjatë dhe pas ushtrimit. Frutat e thata përmbajnë sheqerna të shëndetshme të cilat shpejt e rrisin nivelin tuaj të energjisë.

Arrorët do të ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit në gjak. Bëni kujdes, sepse produktet e arrave kanë nivele të larta të yndyrës, që do të thotë se treten më ngadalë. Nëse hani shumë, do të ndiheni të lodhur dhe të ngadalësuar.

Pas: Omëleta me perime dhe avokado

Me siguri tashmë e dini se vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe rigjenerimin e muskujve. Bëni omëletë me pak perime dhe shtoni pak avokado për ta rritur konsumin e fibrave dhe acideve të pangopura yndyrore.

Avokado e përmirëson absorbimin e vitaminave të cilat gjenden në perime, duke përfshirë vitaminat A, D, E dhe K. Këto vitamina kanë veti antioksiduese, të cilat e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancereve të ndryshme.

Para: Smoothie

Ato janë të thjeshta dhe lejojnë eksperimentimin me ushqime të ndryshme. Për një ndikim më të mirë, përdorni frutat tuaja të preferuara, një filxhan jogurt dhe drithërat sipas zgjedhjes tuaj.

Nëse blini smoothie të gatshëm apo gjysmë të gatshëm, kërkoni atë që përmban hirrë ose qumësht. Nuk keni nevojë ta teproni me shtimin e proteinave, 10 deri në 20 gramë do të jenë të mjaftueshme.

Pas: Salmon me patate të ëmbëla

Salmoni ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga inflamacioni kronik në trup, rregullon nivelet e insulinës dhe ruan shëndetin e nyjave tuaja.

Patatet e ëmbla përmbajnë karbohidrate komplekse, të cilat e rregullojnë nivelin e glikogjenit pas ushtrimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit