11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Thaçi: “Shqipëria e Madhe” propagandë e Beogradit

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.

Presidenti i vendit tha se Serbia e përmend “Shqipërinë e Madhe” për t’i arsyetuar veprimet e veta destabilizuese.

“Mediat serbe vazhdimisht e kanë në ballinë këtë term, ndërsa askush në Prishtinë apo Tiranë nuk e përmend Shqipërinë e Madhe. Ky term po përdoret nga Serbia për të justifikuar rolin e saj destruktiv në Kosovë, Bosnjë, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit