1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Reagon ambasada amerikane për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Më të lexuarat

Ambasada e SHBA në Prishtinë, përmes një deklarate për media ka reaguar për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës në Parlament. Ambasada e SHBA shpreh mbështetjen e plotë të shtetit amerikan për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i transicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit