13.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Indonezi, guvernatori i krishterë dënohet me dy vite burg për blasfemi

Më të lexuarat

Ahok pas pesë dekadash në vitin 2014 u bë krishteri i parë i zgjedhur në funksionin e guvernatorit në Xhakartë, ndërsa u gjykua për shkak të fyerjeve ndaj Islamit

XHAKARTË (AA) – Për fyerje të Islamit me dy vjet burg u dënua Basuki Tjahaja Purnama, guvernatori i kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta, raporton Anadolu Agency (AA).

Purnama është guvernatori i parë i Xhakartës që është me origjinë nga Kina dhe krishteri i parë në këtë pozicion pas pesë dekadash.

Gjykata Rajonale në Xhakartë, pas pesë muajve të procedurave gjyqësore, shkalla e parë e dënoi guvernatorin, të njohur me pseudonimin Ahoka me burgim prej dy vitesh, kurse mbrojtja e të dënuarit ka paralajmëruar nisjen e procesit të apelit.

Ahok pas pes dekadash në vitin 2014 u bë krishteri i parë i zgjedhur në funksionin e guvernatorit në Xhakartë, ndërsa u gjykua për shkak të fyerjeve ndaj Islamit të cilat i bëri gjatë fjalimit të tij ku komentoi dhe interpretoi pjesë të Kur’anit.

Pas kritikave të ashpra dhe protestave masive, Ahoka u kërkoi falje muslimanëve për deklaratat kundërthënëse.

Në zgjedhjet e mbajtura më 19 prill Ahoka u mund nga kundërshtari Anisa Rashid Basvedena të cilit do t’ia dorëzojë funksionin e guvernatorit në tetor të këtij viti.

Ahoka më parë ishte zëvendës i guvernatorit të Xhakartës, ndërsa postin e guvernatorit e ushtronte presidenti i tanishëm i Indonezisë, Joko Widodo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit