1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lëvizja BESA: RIDEFINIM i sistemit të drejtësisë në Maqedoni – nevojë urgjente dhe e patjetërsueshme

Më të lexuarat

Një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, që në të ardhmen të mund të prodhojë vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake, është përfundimisht sistemi i drejtësisë, që i përfshin të gjitha gjykatat dhe prokurorinë publike.

Është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite gjykatat të veprojnë me standarde të dyfishta: i tolerojnë dhe ledhatojnë maqedonasit, ndërsa i dënojnë dhe i terrorizojnë shqiptarët. Si ka mundësi që një i ri, në një protestë të kontrolluar, vetëm pse i ka thyer xhamat e gjykatës për të shprehur revoltë ndaj vendimeve të padrejta në rastet e montuara politike, të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa – në anën tjetër – dhunuesit e deputetëve në rastin e 27 prillit lihen në arrest shtëpiak ose nuk u shqiptohet asnjë masë parahetimore?!

Dhe, kjo nuk është hera e parë. Rikujtojmë që edhe më parë të rinjtë shqiptarë që kishin shkruar grafitë ose që janë keqpërdorur për interesa personale politike të dikujt në protestat e Kalasë së Shkupit ose që kanë marrë pjesë në protesta të organizuara për mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve, po ashtu janë dënuar nga këto gjykata të politizuara me ndikim të skajshëm partiak.

Prandaj Lëvizja BESA gjykon se këtij sistemi të (pa)drejtësisë i nevojitet urgjentisht një RIDEFINIM i plotë, për t’u rikthyer profesionalizmi dhe për t’u vendosur në pozitat e caktuara personat adekuatë, të cilët nuk do gjykojnë mbi bazat etnike dhe fetare. Ne insistojmë që të krijohet një sistem i cili do t’i vendosë standardet bashkëkohore në ndarjen e drejtësisë dhe i cili përfundimisht, me RIDEFINIMIN e tij, do ta çrrënjosë mendësinë e funksionimit komunist të ish-Jugosllavisë në raport me shqiptarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit