Stuhia e fuqishme, e pagëzuar “Nemo” goditi Nju Jorkun dhe gjithë pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara.
Në Masacusets, Rod Ajlend, Nju Jork dhe Kenektikat autoritetet urdheruan banoret te mos ndalin nga shtepite. Ne këtë shtet, të pakten 600 mijë banesa kanë mbetur ne erresire dhe trafiku rrugor eshte i paralizuar.
Guvernatorit Deval Patrik urdheroi ndalimin e qarkullimit te makinave private.Nje person humbi jeten në Nju Jork, ne nje aksident rrugor, shkak i te cilit ishte debora. Guvernatori Endrju Kuomo foli per hapjen e nje qendre te operacioneve te emergjences, ku do te monitorohet stuhia apo do te koordinohen menyrat për t’i bërë asaj balle.
Stuhia ka shkatuar edhe tre viktima në Kanada. Në Toronto janë rregjistruar 350 aksidente rrugore. Në ishullin Nantaket, ererat kane arritur deri ne 120 km ne ore.
Sipas meteorologeve, në Boston stuhia mund te sjelle 60 cm debore, ndersa në Nju Jork parashikon 25-35 cm. Banoret e kesaj zone qe shtrihet nga Pensilvania deri ne Mejn po perpiqen te sigurojne ushqimet, madje edhe gjeneratore per energjine, ndersa autoritetet nga ana tjeter kane bere gati thaset me kripe dhe rere per t’i hedhur ne rruge. Mbi 50 mije fluturime u anulluan ne 60 aeroporte te ndryshme ne Shtetet e Bashkuara./tch/kohaislame