5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Teleskopi Hubble (Habëll)

Më të lexuarat

Në vitin 1990, agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, hapi siparin e një epoke të re në astronomi duke lëshuar në orbitë teleskopin Hubble. Pas kapërcimit të problemeve të fillimit, teleskopi hapësinor Hubble ka ndryshuar mënyrën se si njeriu e vëzhgon universin. Ai konsiderohet një nga instrumentet më interesante të astronomisë.

“Është gati e pamundur të hapësh një libër astronomie që të mos jetë i mbushur me imazhe e zbulime përmes teleskopit Hubble,” thotë David Leckrone. Ai drejton grupin e shkencëtarëve që kontrollojnë veprimtarinë e teleskopit që nga fillimi i programit. Ai thotë se shumë nga zbulimet më të mëdha të bëra përmes tij, kanë qenë krejt të papritura. “Hubble u përgjigjet pyetjeve që as dinim t’i shtronim para lëshimit të tij”.
Me kalimin e viteve, rrjedhja e pandërprerë e zbulimeve nga Hubble dhe imazhet spektakulare janë bërë të mundura nga vizitat e rregullta të astronautëve për ndreqeje defektesh dhe përmirësime të instrumenteve. Nëse nuk i bëhet tjetër shërbim, në vitin 2007 pjesët mekanike pritet të bëhen të papërdorshme nga konsumimi. Pas humbjes së anijes Columbia në vitin 2003, një udhëtim i fundit drejt teleskopit për t’i zgjatur jetën, është anulluar. Astronomët, publiku dhe Kongresi kanë argumentuar me forcë se teleskopi duhet shpëtuar.

Me emërimin e administratorit të ri të Nasës, Michael Griffin, po shtohen shpresat për një mision për remontin e teleskopit.

Edhe nëse merret vendim për të mos udhëtuar drejt Hubble-it, do të zhvillohet të paktën edhe një mision tjetër, por me robotë, për ta nxjerrë Hubble-in nga orbita që të bjerë diku në oqean.

Pavarësisht nga fati i teleskopit, drejtuesi i projektit Hubble, David Leckrone beson se vendi i teleskopit në histori është i garantuar. Edhe pas një shekulli njerëzit do të flasin për arritjet e Hubble-it./rruzull

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit