Një avion amerikan pa pilot kanë lëshuar dy raketa drejt një banese në zonën malore Baber mes Vaziristanit të veriut dhe jugut, në veriperëndim të Pakistanit duke vrarë 9 persona.
Deri tani NATO nuk është prononcuar rreth këtij lajmi. Avionët ushtarakë pa pilotë të Amerikës shpeshherë bombardojnë rajonet fisnore të Pakistanit me pretekstin e luftës së grupit Taleban dhe Al Kaidës, sulme të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë me vrasjen e civilëve të pafajshëm pakistanezë.