Ne jemi populli më i mirë që dëshmojmë për të tjerët.
Na ka treguar Musa b. Ismaili,këtij Abdulvahid b. Zijadi,këtij A’meshi, ky nga Ebu Salihu,ky nga Ebu Seidi, i cili transmeton se Pejgamberi s. a. v. s ka thënë:
“Do të vijnë Nuhi me popullin e tij dhe All-llahu xh. sh. do t’i thotë:
– A e dorëzove (Shpalljen)?
– Po, Zoti im- do të përgjigjet ai. Atëherë All-llahu do të pyes popullin:
– A ua ka dorëzuar?
– Jo, do të thonë ata,- neve nuk na ka ardhur asfarë pejgamberi!
-Kush do të dëshmojë?- do t’i thotë Ai Nuhit.
– Muhammedi alejhis-selam dhe ithtarët e tij – do të përgjigjet ai, dhe , ne me të vërtetë do të dëshmojmë se ai e ka dorëzuar (Shpalljen) . Kjo është domethënia e fjalëve të Lartëmadhërishmit: “Dhe ashtu ju kemi bërë një bashkësi të drejtë që të jeni dëshmitarë kundër njerëzve. . . “(El-Bekare,143). Fjala vesat domethënë “të drejtë. “