Përfundoi punimet Samiti i 12-të i Liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik organizuar në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, ku Turqia u përfaqësua nga Presidenti Abdullah Gyl.
Në komunikatën përfundimtare, palëve në Siri iu bë thirrje për dialog.
Gjithashtu në samit u mor si vendim që kryesia e radhës për vitet 2016-19 t’i përkasë Turqisë.
Fjalimin e mbylljes së samitit e bëri Presidenti i Egjiptit Muhammed Mursi.
Ai lajmëroi se ata arritën në konkluzionin që organizatorja e samitit të ardhshëm të jetë Turqia.
Në seancën e mbylljes së samitit, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Ekmeleddin Ihsanollu, detyrën ia dorëzoi ish ministrit të Informatikës dhe të Pelegrinazhit të Arabisë Saudite Ijad Medeni. Ndërsa Presidenti i Egjiptit Mursi i dha Ekmeleddin Ihsanollusë Titullin e Nderit të Nilit për kontributin që ai i dha organizatës.
Mursi, në fjalimin e tij e përgëzoi Ihsanollunë për mbarimin me sukses të detyrës së tij.