1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Krimi i rëndë, shqiptari masakrohet me thikë në Itali

Më të lexuarat

Një i ri shqiptar është goditur me thikë mbrëmë në qendrën historike të Firences. I plagosuri është në gjendje të rëndë në spital, ku është operuar me urgjencë, ndërsa agresorët janë larguar.

Pak pas mesnate, karabinierët kanë shkuar në rrugën Ghibellina, në qendër të Firences, ku 38-vjeçari shqiptar, në kulmin e një debati me dy apo tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar, u godit me thikë në bark.

Ngjarja ndodhi pranë një birrarie. Shqiptari u transportua në spitalin Santa Maria Nuova, ndërsa karabinierët kanë nisur hetimin për vrasje të mbetur në tentativë dhe për gjetjen e fajtorëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit