5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedoni, 290 doktorata plagjiaturë

Më të lexuarat

Mbi 290 punime të doktoratës në Maqedoni kanë rezultuar si plagjiatë, për shkak se një pjesë e madhe e këtyre punimeve janë zbuluar me materiale të kopjuara dhe të përshkruara nga punime dhe libra tjerë shkencor.
Kjo është zbuluar nga sistemi kompjuterik dhe softueri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka dhënë alarmin se shumë punime doktorate të finalizuara janë përpunuar me materiale të huazuara dhe të përshkruara, shkruan INA.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të ndërmarrë masa për të gjitha doktoraturat e dyshimta, dhe në rast se rezultojnë plagjiatë, atëherë institucionet arsimore që kanë dhënë këto tituj apo komisionet e formuara pranë kësaj ministrie do ti marrin titullin shkencor personit apo shkencëtarit të caktuar. Në vendet e BE vazhdimisht po shpërthejnë skandale lidhur me plagjiaturat e punimeve shkencore.

Kësaj radhe ditë më parë u zbulua ministrja e arsimit e Gjermanisë, Anete Shavan, e cila ka rezultuar me punim plagjiaturë të doktoraturës.

Në Maqedoni deri tani nuk ka ndodhur që ndonjë shkencëtari ti merret titulli shkencor. Mirëpo, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së shpejti do të nis një fushatë të tillë, duke pasur në qendër të vëmendjes të gjithë titujt shkencor të punonjësve të shkencës nëpër universitete dhe atyre që kanë përfituar titujt shkencor në universitetet shtetërore, private dhe të huaja. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit