2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çfarë medhhebi kanë pasur këta dijetarë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Çfarë medhhebi kanë pasur këta dijetarë: Imam Neveviu, Ibn Kajim El Xhevzi dhe Muhamed Sa’id Ramadan El Buti?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Imam Nevevi në medhheb ka qenë shafi, por në librat e tij sikurse “El Mexhmu”, “Sherh Sahih Muslim”, etj., vërehet se ai përzgjedh mendime edhe jashtë medhhebit të tij, kështu që ky dijetarë numërohet nga studiuesit dhe hulumtuesit që nuk janë kufizuar në mendimet e tyre vetëm brenda medhhebit që i atriuboheshin.

Ibën Kajim el Xhevzije i atribuohet dijetarëve të medhhebit hanbeli, por edhe ky sikurse Imam Neveviu nuk është ndalur vetëm brenda mendimeve të medhhebit që i përkiste. Ndërsa Muhamed Seid el Buti i përket medhhebit shafi.

Alaudin Abazi
8.2.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit