0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mianmar, shkollat e FETO-s nën hetim për terrorizëm

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit ka paraqitur ankesë për funksionimin e paautorizuar të institucioneve arsimore që veprojnë në kuadër të organizatës Horizon International, e cila ka lidhje me organizatën terroriste FETO

ANKARA (AA) – Kundër institucioneve arsimore në Mianmar që dihet të kenë lidhje me organizatën terroriste FETO ka nisur hetim për lidhje me terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të revistës Frontier Myanmar, Ministria e Arsimit ka paraqitur ankesë për funksionimin e paautorizuar të institucioneve arsimore që veprojnë në kuadër të organizatës Horizon International, e cila ka lidhje me organizatën terroriste FETO, dhe për lidhje me organizatën terroriste në fjalë.

Zaw Win, drejtor i arsimit fillor në Ministrinë e Arsimit të Mianmarit, ka thënë për revistën se prapa ankesës qëndrojnë edhe shqetësime për sigurinë kombëtare.

Në një nga shkollat është gjetur armë

Zaw ka rikujtuar se Ministria e Brendshme e Mianmarit kishte nisur hetim për terrorizëm pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ku ekipet hetimore kanë gjetur armë në një nga shkollat e Horizon International, me ç’rast ka qenë e informuar edhe Ministria e Arsimit e Mianmarit.

Ai ka rikujtuar se pas hetimit, një raport i është dorëzuar Komitetit Shtetëror për Siguri, i cili pas analizave ka udhëzuar ministrinë të hapë procedurë gjyqësore ndaj shkollës.

Sipas tij, ministria ka parashtruar ankesë zyrtare për punë të paautorizuar në lidhje me shkollën në Thaketa të Yangonit më 28 prill, pas së cilës policia lokale ka nisur hetim.

Shkollat që kanë lidhje me FETO-n në Mianmar veprojnë që nga viti 2000 në qytetet Yangon, Mandalay dhe Naypidav.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit