1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Morsi kërkon opozitë të bashkuar siriane

Më të lexuarat

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi i bëri thirrje grupeve të opozitës siriane, që të unifikohen derisa po mbante fjalim para udhëheqësve të shteteve islamike në një samit, që gjithashtu trajtoi edhe luftën në Mali.

“Regjimi sirian duhet të nxjerrë mësime nga historia: janë njerëzit ata që mbesin. Ata që vënë interesat e tyre personale mbi interesat e njerëzve të tyre, përfundojnë duke u larguar”, tha Morsi në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Kajro.

Ndryshe, aktivistët thanë se luftime të mëdha kanë shpërthyer në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, derisa kryengritësit kanë nisur një ofensivë kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se “60” mijë nejrëz janë vrarë që kur ka shpërthyer konflikti dy vjet më parë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit