Arabia Saudite do të sigurojë 54 milionë dollarë për ndihmë në Gaza. Këto ndihma shkojnë për infrastrukturën e rajonit dhe rindërtim.
Nënlryetari i Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, Jusuf el-Bessam theksoi se vendi i tij ndan 54 milionë dollarë për 1100 banesa dhe 6 shkolla në Gaza, ku 34 milionë dollarë të fondit do të përdoren për ndërtimin e banesave, ndërsa 20 milionë do të përdoren për riparimin e 7000 objekteve të dëmtuara në sulmet izraelite.
Gaza po vazhdon jetën nën rrënoja si pasojë e sulmeve të herëpashershme të forcave izraelite. Ky qytet llogaritet si një ndër vendet më të sulmuara në botë, dhe vendi ku qyetarët kanë kushtet më të vështira për jetësë.kohaislame