-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Vuçiç fton Erdoganin për vizitë zyrtare në Serbi: Duam të jemi partner i mirë i Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ftuar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për një vizitë zyrtare në Beograd.
Vuçiç tha se marrëdhëniet Serbi-Turqi “janë të një rëndësie shumë të madhe – ne duam të jemi një partner i mirë i atij vendi (Turqisë)”- gjatë një interviste për RTS.
Sipas qeverisë serbe, Vuçiç tha se marrëdhëniet serbo-turke dhe mes popujve respektive vazhdojnë të përmirësohen ndërkohë që vlerësoi edhe kompanitë turke që investojnë në Serbi.
Sipas “B92”, ftesa për vizitën e Presidentit turk në Beograd u bë gjatë takimit që Vuçiç pati me ambasadorin turk në Serbi, Tanju Bilgic.
Bilgiç tha se Ankarasë i duhen marrëdhënie të mira me Serbinë si një “shtet kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.
“Si Presidenti turk ashtu edhe kryeministri serb janë liderë të fortë që marrin vendime të rëndësishëm”, tha diplomati, i cili ra dakord me Vuçiç se “bashkëpunimi mes dy vendeve ishte në rrugën e duhur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit