Vazhdon transportimi i raketave patriot të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të dislokohen në qytetin Gaziantep të Turqisë.
Autokolona e përbërë nga 20 automjete dhe që zënë vend edhe platformat e lëshimit të raketave, ka mbërritur në Komandën e Brigadës së 5-të të Armatosur të Gaziantepit.
Kurse disa pjesë të raketave patriot të kërkuara nga NATO-ja prej Turqisë janë dërguar në Bazën Ushtarake Inxhirlik të Adanasë.
Për raketat Patriot që do të dislokohen në Komandën e Brigadës së 5-të të Armatosur të Gaziantepit janë marrë masa të gjera sigurie.
Pritet që raketat patriot amerikane të jenë gati për funksionim në ditët e ardhshme/trt/kohaislame