-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A kam të drejtë ta takoj nënën?

Më të lexuarat

Pyetja:
Es-selamu alejkum hoxhë i nderuar. Kam një pyetje për një rrethanë familjare timen. Baba im kur ka qenë i martuar me gruan e parë ka mbetur shtatzënë nëna ime me mua, por ndarja ka ndodhur para se të lind unë dhe tashmë unë jam në moshë, por ende nuk e kam parë nënën time që më ka lindur dhe askush nuk më ka treguar shumë për të dhe se kam dëgjuar se nuk ka qenë gabimi i saj që u bë ndarja mes tyre. Por sot nëna ime është e martuar në një fis tjetër dhe çfarë të drejte kam unë që ta shoh fytyrën e nënës sime që më ka lindur, sepse ende nuk e kam parë.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, bashkë ndiejmë dhimbjen tuaj dhe lusim Zotin e Madhëruar t’jua kompensojë këtë dhimbje me rehati dhe lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Ndërsa në lidhje me nënën tuaj të vërtetë themi se pavarësisht se a i kishte fajet ajo apo nuk i kishte, është e drejtë e pacenueshme e juaja, por gjithashtu edhe e nënës suaj që të takoheni, të njiheni dhe ta kaloni pjesën e mbetur të jetës suaj duke i mbajtur lidhjet dhe kontaktet ashtu si mbahen mes birit dhe nënës. Prandaj mos ngurroni ta kërkoni atë dhe të takoheni me të dhe mos e lodhni veten se çfarë mund të thonë njerëzit, qoftë edhe nëse këtë e kundërshton babai juaj. Nuk është e drejtë e babait që nëse për rrethana të caktuara ndodh ndarja nga një grua, që asaj t’i ndalohen fëmijët t’i shohë, të takohet, madje edhe të jetojë me ta. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit