-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kush duhet t’i tregojë fëmijës se është i adoptuar?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum. Sipas fesë është obligim që nëse fëmija është i adaptuar t’i tregohet, por mua më intereson se kush e ka për obligim t’i tregojë, e kujt është ajo përgjegjësi. Kjo është ajo çfarë kam nevojë të di.

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Që të dy “prindërit” (adoptues) e kanë për obligim t’i tregojnë fëmijës së tyre të adoptuar se ata nuk janë prindërit e tij biologjikë. Këtë mund t’ia thotë njëri prej tyre pa marrë parasysh gruaja apo burri. Nëse të dy ngurojnë, atëherë burri e ka më obligim sesa gruaja pasi është përgjegjës i familjes.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit