11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Larja e rrobave me zbutës aromatik dhe dalja me to

Më të lexuarat

Pyetja:

Eselamu alejkum. Desha të di se a bën me i hedh rrobave gjatë larjes zbutës i cili përmban aromë të këndshme dhe a bën me dalë me ato rroba në rrugë, pasi edhe kjo aromë ndihet ngjashëm me parfumin, e kam fjalën
për femrat. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ndalohet për femrat që të parfumosen apo të veshin rroba të cilave i vjen era e mirë kur ato dëshirojnë të dalin jashtë shtëpisë.

Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ajo femër e cila është parfumosur mos të prezantojë me neve në namazin e Jacisë” (Muslimi)

Gjithashtu transmetohet se Ebu Hurejra r.a një ditë kishte takuar një femër e cila ishte parfumosur dhe shkonte për në xhami. Ebu Hurejra r.a i tha: Kah je nisur oj robëreshë e Allahut? Për në xhami, ia ktheu ajo. Dhe për këtë shkak je parfumosur, e pyeti Ebu Hurejra? Po, i tha. Ebu Hurejra r.a ia ktheu: Unë e kam dëgjuar Pejgamberin alejhi selam duke thënë: “Ajo grua e cila parfumoset dhe pastaj shkon në xhami për ta falur namazin, nuk i pranohet namazi i saj deri sa të pastrohet.” (Ibn Maxhe, shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih, shih Sahih Sunen ibn Maxhe 2/367)

Këto hadithe dhe hadithe të tjera e ndalojnë që femra të dalë nga shtëpia e parfumosur pa marrë parasysh se ku shkon edhe nëse shkon në xhami, dhe pa marrë parasysh se a parfumoset me parfume apo i vjen era e mirë për shkak të ndonjë zbutësi me erë që e ka përdorur gjatë larjes së rrobave.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit