Shenjat paraprirëse të Kiametit:
Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti alejhi selam ka thënë:
“ Shpejtoni në vepra të mira, sepse do t’ju vijnë fitne (sprova) si errësira e natës. Në to do të gdhijë njeriu besimtar dhe do të ngryset pabesimtar, e do të ngryset besimtar dhe do të gdhijë pabasimtar.”
Muslmi
Ky hadith tregon se besimtari duhet të shfrytëzojë mundësitë për vepra të mira para se të jetë i pamundur për kryerjen e tyre për shkak të sprovave dhe belave që mund ta prekin atë dhe se këto sprova do të jenë aq të mëdha sa do t’a ndryshojnë gjendjen e njeriut brenda ditës.