-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan do të rikthehet në parti

Më të lexuarat

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në Ankara, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se më 2 maj 2017 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të bëhet sërish anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) më 2 maj 2017 do të anëtarësohet sërish në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Ankara Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha: “Me referendumin e 16 prillit është hequr edhe pengesa për anëtarësimin e Presidentit në partinë, që ka themeluar vet. Në mbledhjen që do të mbajmë më 2 maj në selinë e partisë (mbledhja e grupit parlamentar) do të bëjmë edhe regjistrimin sërish të presidentit dhe liderit tonë”.

Gjithashtu Kryeministri Jëlldërëm njoftoi se kongresi i jashtëzakonshëm i AK Partisë do të mbahet më 21 maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit