-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusi: Bisedat me SHBA-në – afër dështimit

Më të lexuarat

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Serdjukov, thotë se negociatat me Shtetet e Bashkuara për mburojën e propozuar raketore në Evropë, janë afër “pikës së vdekjes”.

Duke folur në konferencën dyditëshe në Moskë, për çështjen e mbrojtjes raketore, ai theksoi se të dy palët deri tash kanë dështuar të gjejnë “zgjidhje të pranueshme reciprocikisht” lidhur me mospajtimet për mburojën raketore të NATO-s.
Rusia thotë se mbrojtja raketore në Evropë mund të paraqes kërcnim për sigurinë e saj kombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem do t’i mbrojë aleatët evropianë nga sulmi potencial balistik raketor nga vendet, siç është Irani, dhe nuk paraqet kërcënim për Rusinë.
Në këtë konferencë në Moskë marrin pjesë përfaqësues të afro 50 vendeve, përfshirë edhe ata nga Shtetet e Bashkuara./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit