-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Taravari: Falë Zotit, Ziadin Sela është mirë (Foto)

Më të lexuarat

rben Taravari përmes një postimi në Facebook, ju është përgjigjur të gjithë atyre që pyesin për shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili ishte viktimë e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë. Taravari shkruan se Ziadin Sela ka dëmtime të ndryshme, por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.

“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.
Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën. Falenderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh. Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje…Fundi i pashmangshëm i saj.”, shkruan Taravari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit