-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pas Majlinda Kelmendit edhe një sportiste shqiptare shkon në Turqi

Më të lexuarat

Departamenti i Atletikës të Klubit të Fenerbahçe-s ka arritur kontratë 1 vjeçare me atleten 28 vjeçare Luiza Gega nga Shqipëria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të klubit verdhë e kaltërt thuhet se Departamenti i Atletikës ka arritur kontratë 1 vjeçare me atleten Gega të datëlindjes 5 nëntor 1988.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se atletja e cila mban rekordin kombëtarë të Shqipërisë në stilin e distancës së mesme ka dalë e dyta në Kampionatin Evropian të zhvilluar në vitin 2016 dhe se ajo ka fituar medaljen e parë për vendin e saj në këtë kampionat.

Gjithashtu është njoftuar se Luiza Gega do të dalë në pistë për herë të parë me fanellën Fenerbahçes në garat e Superligës që do të zhvillohen më 6-7 qershor në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit