3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Pjesëmarrja në referendum është “tregues i një demokracie të pjekur”

Më të lexuarat

“Numri i madh i njerëzve që dolën te kutitë e votimit, paraqet ‘shenjë të demokracisë së pjekur’”, tha kreu i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zuhtu Arslan

ANKARA (AA) – Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zuhtu Arslan, ka lëvdëruar të martën daljen e madhe të votuesve në referendumin për ndryshimet kushtetuese të mbajtur më 16 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një event në Ankara me të cilin është shënuar 55-vjetori i themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Arslan tha se numri i madh i njerëzve që dolën te kutitë e votimit, paraqet “shenjë të demokracisë së pjekur”.

“Dalja e votuesve me mbi 85 për qind është një arritje për demokracinë”, tha Arslan.

Në votimin për propozimin e ndryshimeve kushtetuese dhe kalimin në një presidencë ekzekutive, pjesëmarrja e qytetarëve ishte 85.46 për qind.

Rezultatet jozyrtare flasin se fituese e referendumit është fushata Po, me 51.41 për qind të votave, ndërkohë që për fushatën Jo kanë votuar 48.59 për qind e votuesve.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen javën e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit