7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Minisitri Çavuşoğlu vizitë në Katar

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, është takuar me homologun nga Katari Shejh Muhammed bin Abdurrahman Al Thani në kryeqytetin e Katarit

DOHA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me homologun nga Katari Shejh Muhammed bin Abdurrahman Al Thani në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku gjendet për takime zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga burime diplomatike, në takimin e zhvilluar në dyer të mbyllura, janë diskutuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet e fundit në rajon. Dy ministrat po ashtu kanë shqyrtuar edhe zhvillimet e fundit në Siri dhe çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e këtij vendi.

Gjithashtu, Çavuşoğlu dhe Thani kanë folur edhe lidhur me vazhdimësinë e Komitetit të Bashkëpunimit të Lartë Strategjik Turqi-Katar, i cili vitin e kaluar u organizua për herë të dytë në qytetin e Trabzonit në Turqi.

Shefi i diplomacisë turke Çavuşoğlu është takuar edhe me zëvendësemirin e Katarit, Shejh Abdullah bin Hamad Al Thani. Në takimin e realizuar në pallatin mbretëror, janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit