-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Aksion i KFOR-it në veri

Më të lexuarat

Forcat paqeruajtëse të KFOR- it, në mëngjes herët kanë larguar një barrikadë betoni në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, konkretisht në fshatin Rudare.

Aksioni, sipas zëdhënësit të KFOR-it, Uve Novicki, ka filluar pas mesnatës dhe ka përfunduar rreth orës pesë të mëngjesit.

Novicki tha për Radion Evropa e Lirë, se gjatë aksionit, nuk ka pas reagime nga ana e banorëve lokal.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.

“Diku pas mesnate rreth orës katër të mëngjesit është iniciuar edhe alarmi për mbledhjen e qytetarëve që praktikisht nuk ka treguar ndonjë reagim nga qytetarët. Ne, shpresojmë që gjendja do të vazhdojë të jetë e qetë. Është me rendësi të theksohet që tashmë pjesa e rrugës magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, është e lirë për qarkullim”, tha Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Përfaqësues të serbëve të veriut këtë heqje barrikade e kanë quajtur “demonstrim të forcës”./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit