-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këshilla Bashkëshortore

Më të lexuarat

1. Ji për bashkëshorten ashtu siç dëshiron që ajo të jetë për ty në çdo aspekt të jetës. Ngase dhe ajo dëshiron të njëjtën gjë që ti kërkon prej saj. Ibën Abasi radijAllahu anhuma ka thene: “Unë dëshiroj të zbukurohem për gruan time ashtu siç dëshiroj që ajo të zbukurohet për mua.”

2. Mundohu të jesh në ndihmesë të gruas tënde në punët e shtëpisë, siç vepronte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në familjen e tij. E kur vinte koha e namazit ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkonte në xhami për faljen e namazit. (Buhariu). Muslimani tek Profeti alejhis selam ka shembullin më të mirë.

3. Sillu në formën më të mirë me familjen tënde se “Më të mirët prej jush është ai që është i mirë për familjen e vet.” Et Tirmidhiu.

Shpenzo për nevojat e familjes brenda kufijve duke mos shpërdoruar se “Allahu nuk i do ata që shpërdorojnë.”

Dije se “Pasuria më e mirë është ajo që shpenzon për familjen tënde.” Muslimi dhe Ahmedi

4. Bëj kujdes dhe ruaju nga padrejtësia që mund t’i bësh gruas tënde duke e dënuar me dënime më të mëdha sesa gabimet që ajo mund të bëjë.

Allahu i Madhëruar thotë: “E për ato që keni frikë se janë kryelarta, të pabindura, përdorni këshillën dhe largojini nga shtrati edhe i rrihni lehtë. E nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq me to, Allahu është më i Larti më i Madhi.”

Pra, nënkuptojmë që si masë e parë për parandalimin e gabimit është këshilla pastaj veçimi i saj nga shtrati bashkëshortor dhe së fundi është rrahja e lehtë.

Gjithashtu gabim është edhe nxjerrja e gruas nga shtëpia si dënim për ndonjë gabim që ka bërë. Për këtë Allahu i Madhëruar thotë: “…e mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre dhe ato të mos dalin vetëm nëse kanë bërë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kushdo që del jashtë dispozitave të Allahut ai i ka bërë dëm vetes së tij.” Et Talak 1

Gabim tjetër është edhe goditja në fytyrë, sharja dhe mallkimi.

Erdhi një person erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: Cilat janë detyrat që burri ka ndaj gruas? I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ta ushqejë kur edhe vetë ushqehet, t’i blejë asaj veshje kur edhe vetë vishet, të mos e godasë në fytyrë dhe të mos e mallkojë e të mos e izolojë vetëm se në shtëpinë e saj.”

5. Nxjerrja e sekreteve të gruas dhe të metave të saj dhe anasjelltas. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Njeriu më i keq tek Allahu ditën e Gjykimit është ai burr që nxjerr sekretet e gruas së tij dhe ajo grua që nxjerr sekretet e burrit të saj.”

6. Mungesa e xhelozisë.

Ajo shfaqet në shumë forma si p.sh.: të lejojë burri gruan e tij të takohet e përqafohet me burrat e tjerë apo të veçohet me ta. Kjo është “sëmundje” që ka rënë pothuajse në të gjitha familjet sot dhe kjo për shkak të mosnjohjes së ligjeve fetare dhe ndikimet që ka perëndimi në këto familje.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Mos u ulni me gratë e huaja.” Një person tha: Po me njerëzit e burrit a duhet të ulet gruaja? Ai tha: “Ata janë si vdekja.”

Formë tjetër e mungesës së xhelozisë është edhe lejimi i gruas të udhëtojë e vetme.

7. Gabimet në të cilat bie gruaja muslimane.

-Lënia apo vonesa e namazit ose kryerja e tij pa rregull

-Vendet e gibetit, thashethemeve, syfaqësisë, vetëkënaqësisë etj.

-Nënçmimi i të tjerëve dhe tallja me ta.

Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)!…” El Huxhurat 11

-Dalja nëpër pazare pa pasur nevojë dhe pa shoqërues. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Vendet më të dashura për Allahun janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë pazaret.”

-Edukimi i fëmijëve me edukatë joislame.

-Imitimi i mosbesimtarëve në veshje e zakone. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Ai që i përngjan një populli ai është prej tyre.”

-Shikimi i filmave dhe telenovelave joedukativë dhe dëgjimi i muzikës.

-Leximi i revistave të shthurura.

-Mosrespektimi i bashkëshortit.

-Të shoqëruarit me femra jobesimtare dhe të pasjellshme. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Personi ka fenë e atij me të cilin shoqërohet.

-Mosveshja e hixhabit.

8. Motër e nderuar!

Ti mund të bëhesh prej grave më të mira duke iu bindur burrit tënd dhe duke u përpjekur ta gëzosh dhe respektosh atë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është pyetur; se cilat janë gratë më të mira? Ai tha: “Ajo që e gëzon burrin kur e shikon, i bindet kur ai e urdhëron dhe nuk vepron ato gjëra që ai urren.”

E dije, se ti me lejen e Allahut ke për të qenë prej banorëve të xhenetit nëse i frikësohesh Allahut dhe po i u binde bashkëshortit tënd.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nëse gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin e ramazanit, ruan nderin dhe i bindet bashkëshortit të saj ka për të hyrë në xhenet nga cila derë të dëshirojë.” Sahihul Xhami

9. Durimi dhe sjellja e mirë.

Të drejtat që ka gruaja ndaj burrit janë të shumta.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur të të më lejohej të urdhëroja që t’i bëhej sexhde ndokujt prej njerëzve kisha për të urdhëruar gruan t’i bënte sexhde burrit të saj.”

Këto të drejta nuk duhen të bien ndesh me urdhërat e Allahut të Madhëruar. Gruaja duhet që me çdo kusht të sillet mirë me bashkëshortin e saj dhe nuk duhet t’ia thyejë fjalën atij.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy lloj prej njerëzve nuk u pranohet namazi; Robit që nuk i bindet pronarit të tij derisa të pendohet dhe gruas që nuk i bindet burrit të saj derisa të pendohet.” Ibën Huzejme

Ndaj edhe Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: “O ju gra, sikur t’i dinit të drejtat që keni ndaj burrave tuaj kishit për t’ua fshirë atyre pluhurin e këmbëve me mollëzat e faqeve tuaja.”

10. Të kënaqurit.
Kërkohet prej femrës muslimane që të kënaqet me atë që i ka rënë për pjesë, shumë apo pak qoftë. Të mos kërkojë prej bashkëshortit të saj gjëra që ai nuk ka mundësi t’i kryejë.

Është transmetuar në një hadith: “Gratë më të bereqetshme janë…” Kush mendon ti se janë ato gra? Mos vallë janë ato gra që shpërdorojnë pasurinë duke plotësuar tekat dhe qejfet që kanë? Apo janë ato që veshin rroba nga më të shtrenjtat që rrezik burri ia ka blerë duke u futur në borxhe? Jo, për Zotin! “Gratë më të bereqetshme janë ato që kanë më pak shpenzime.”

Vëreje me kujdes edukatën që kishte një grua e selefëve: “Ajo sa herë që burri i saj donte të dilte nga shtëpia i thonte atij: kujdes, se mos fitosh diçka haram sepse ne e durojmë urinë, por nuk e durojmë zjarrin e xhehenemit.”

Po gratë e sotme çfarë porosie u japin burrave të tyre kur dalin nga shtëpia?! Po e lë më mirë përgjigjen e kësaj pyetje sepse jam i sigurtë se ti e di përgjigjen më mirë se unë.

11. Rregullimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë.

Prej mirëmbajtjes së shtëpisë është edukimi i fëmijëve, pastrimi dhe rregullimi i saj, përgatitja e udhqimit në kohën e caktuar. Po kështu edhe ruajtja e lekëve të burrit në një vend të caktuar dhe shpenzimi i tyre me ekonomi.

Dëgjoje me vëmendje historinë e gruas së druvarit e cila thotë: “Kur im shoq del për të mbledhur dru, unë e ndjej lodhjen dhe mundin që ai bën për të nxjerrë rrizkun (furnizimin), ndjej etjen e tij në mal dhe fyti sa nuk më digjet. I përgatis atij ujin e ftohtë që ta gjejë gati kur të vijë, rregulloj dhe sistemoj shtëpinë, i përgatisë atij ushqimin e pastaj rri dhe pres me rrobat më të mira që kam. Kur hyn tek dera e pres atë ashtu siç e prêt nusja dhëndrin që e dashuron, i dorëzohem atij e gjitha. Nëse kërkon të çlodhet e ndihmoj që të qetësohet, e nëse më kërkon mua, qëndroj mes duarve të tij si vogëlushja kur luan me babain e saj.”

12. Të sjellurit mirë me njerëzit e burrit dhe të afërmit e tij.

E në veçanti me nënën e tij, sepse ajo është prej njerëzve më të afërt të tij. Ndaj duhet të krijosh afrimitet me të, t’i shfaqësh asaj mirësjelljen dhe respektin, t’i durosh gabimet që ajo bën e t’i zbatosh urdhërat e saj, n.q.s. nuk janë në kundërshtim me urdhërat e Allahut, me sat ë kesh mundësi.

Sa e sa shtëpi u ka hyrë përçarja për shkak të mos mirësjelljes së nuses me nënën e burrit të saj dhe mospërfilljes së të drejtave të saj.

Mendo o grua muslimane se është ajo nënë e cila e ka gdhirë dhe ka edukuar këtë burrë që sot është bashkëshorti yt. Ndaj dija për nder asaj dhe vlerësoja punën që ka bërë. “A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër pos së mirës.” Rrahman 60

13. Pjesëmarrja e gruas në problemet dhe hallet që ka burri.

Nëse dëshiron të jetosh në zemrën e burrit tënd, jeto me problemet dhe hallet që ai ka. Unë do të tregoj ty për një grua që vazhdoi të jetonte në zemrën e burrit të saj edhe pas vdekjes së saj, nuk e harruan vitet kujtimin e saj dhe nuk i zhduki koha gjurmët që ajo la në zemrën e burrit të saj.

Vazhdoi të kujtonte…kujtonte se si ajo merrte pjesë me të në sprovat dhe vështirësitë që haste…vazhdoi ta donte aq shumë saqë u bë xheloze prej saj gruaja me të cilën ai u martua më pas. E një ditë ajo th: “Nuk jam bërë xheloze për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga ndonjë grua siç jam bërë prej Hatixhes, ajo vdiq përpara se unë të martohesha me Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”

Në një transmetim tjetër thuhet: Nuk jam bërë xheloze nga gratë e Profetit sal-lAlahu alejhi ue sel-lem siç jam bërë nga Hatixhja, megjithëse nuk e kisha parë kurrë, nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e kujtonte atë shpeshherë.”
Një herë ajo guxoi t’i thotë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi ai përmendi Hatixhen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!): “Sikur mos të kish pasur grua tjetër në këtë botë si Hatixhja?!” Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ajo ishte ç’ishte.”

Në një transmetim tjetër fjala “ishte ç’ishte” shpjegohet me thënien e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Besoi tek unë kur të tjerët më mohuan, pohonte se ç’thoja kur të tjerët më lanë në baltë dhe Zoti caktoi të kisha me të fëmijë.”
Ajo është Hatixhja që askush nuk mund të harrojë se si i dha kurajë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur i zbritit shpallja e më pas dhe se si e ndihmoi atë me pasurinë e saj për të përhapur këtë fe. Kush nuk e harron fjalën e saj e cila e qetësoi Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi ishte i shqetësuar, e gëzoi pasi ishte i mërzitur; kur i tha: “Për Zotin, Allahu nuk ta do të keqen ti i viziton të afërmit, i jep hakun atij që i është bërë padrejtësi, ndihmon të varfërit dhe je gjithmonë me të drejtën.”
Ndaj bëhu edhe ti motër muslimane si Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj e prej nesh të gjithëve!).

14. Falënderimi i burrit për çdo të mirë që ai të bën.
Ai që nuk falënderon njerëzit nuk e falënderon as Allahun e Madhëruar, ndaj mos u bëj si ajo që pasi i shoqi i kishte bërë tërë ato të mira, tha: Nuk kam para asnjë të mirë prej teje. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O ju gra, jepni lëmoshë (sadaka) sepse unë kam parë që ju jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Ato thanë: O i Dërguari i Allahut, pse do të ndodhë kjo? Tha: “Ngase ju mallkoni shumë, nuk ua dini për nder ku ju bëjnë të mira burrat tuaj dhe nuk u jepni atyre të drejtat që ata kanë ndaj jush.”

Dije ti o motër muslimane, se falënderimi i burrit mund të bëhet edhe me një buzëqeshje që bie e zë vend në zemrën e tij ose me një fjalë të ëmbël që bën ta harrojë lodhjen e punës e të rifreskojë dashurinë mesh jush. Formë tjetër e falënderimit të tij (burrit) është edhe justifikimi i tij për ndonjë gabim që mund të bëj ndaj teje. Po ku e ku është ky gabim në atë det të mirash që të ka bërë ai ty?!!!

15. Zgjuarsia dhe kujdesi nga rënia në gabime.
Prej gabimeve është:
1. Përshkrimi i grave të tjera përpara burrit tënd.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga një veprim i tillë dhe ka thënë: “Të mos i përshkojë ndonjë grua burrit të saj ndonjë grua tjetër njësoj siur ta kishe përpara syve.”

2. Shumë prej grave sapo burri futet në shtëpi dhe pa pritur që ai të qetësohet pak nga lodhja e punës, para tij gjendet një listë kërkesash dhe problemesh. Sigurisht që burri nuk mund t’i lërë këto punë pas dore, porse lind si detyrë për gruan që të gjejë momentin e volitshmë për këto probleme.

3. Veshja e rrobave dhe stolive më të mira nga ana e gruas kur ajo del nga shtëpia, kurse para burrit…!!!etj, etj, gabime si këto që bëjnë që burri të mos të jetë i kënaqur prej gruas së tij. Por gruaja e zgjuar dhe e kujdesshme i mënjanon të tëra këto gabime.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk e shikon Allahu atë grua që nuk e falënderon burrin e saj ndërkohë që ajo nuk bën dot pa të.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit