Tre marinarë shqiptarë janë ndaluar në Jemen dhe ndodhen në gjyq, pasi akuzohen për trafik të paligjshëm armësh.
Marinarët shqiptarë drejtonin një anije me flamur të Maldiveve, ngarkesa e të cilës ishte 180 tonë armatim dhe municione.
Kapiteni i anijes, Arif Bakillari, thotë se ngarkesa është e rregullt, se ajo kishte si destinacion Irakun dhe se në një pjesë të udhëtimit janë shoqëruar edhe nga anijet e NATO-s, transmeton TCH.
Por me të mbërritur në port në Jemen, dhjetorin e shkuar, për të marrë furnizim me karburant, autoritetet vendore i kanë ndaluar tre shqiptarët dhe tashmë ata kanë dalë përpara një gjykate nën akuzën e shkeljes së ligjeve vendase dhe atyre ndërkombëtare.