12 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Forcat Detare Turke tani janë më të fuqishme

Më të lexuarat

Anija amfibe më e madhe e Turqisë, që përfundoi së ndërtuari, TCG Bayraktar, iu dorëzua Komandës së Forcave Detare.

Anija amfibe më e madhe e Turqisë, që përfundoi së ndërtuari, TCG Bayraktar, iu dorëzua Komandës së Forcave Detare.

Në ceremoninë e dorëzimit mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık).

Në fjalimin e rastit Ministri Ëshëk tha: “Forcat Detare Turke, me anijen Bajraktar që dorëzohet sot dhe me anijen Sanxhaktar (Sancaktar), që do ta marrim në dorëzim në muajin tetor, do të zotërojë anijet më moderne të kësaj hapësire gjeografike”.

Ministri i mbrojtës tërhoqi vëmendjet edhe në veçoritë që zotëron kjo anije.

“Bajraktar, me mundësinë e kontrollit elektronik të zhvilluar dhe të përparuar të betejës dhe kontrollit të komandës, krahas sigurimit të kontributit të mundësive të veprimit dhe logjistikës, do të plotësojë edhe detyrën e ndihmës në raste të fatkeqësive natyrore” u shpreh Ëshëk.

TCG Bajraktar është anija më e madhe e luftës së Turqisë për nxjerrjen e tankeve dhe 70% e saj është prodhuar si anije kombëtare nga ana e inxhinierëve turq.

Ajo zotëron një platformë ku mund të ulen helikopterë deri në 15 ton si dhe ka një sistem mbrojtës për personelin në rast të sulmeve bërthamore apo kimike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit