-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hebrejtë në Kosovë

Më të lexuarat

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë janë strehuar rreth 500 familje hebreje. Aktualisht në Kosovë jetojnë vetëm 56 prej tyre.
Njëra nga tri motrat të familjes hebreje Bahar është paraardhësja e familjes Demiri, që jeton në Prizren. I biri i saj, Votim Demiri, sot 70 vjeç, rrëfen: “Pas kapitullimit të Italisë më 1943, gjermanët dhe kuislingët e tyre në Kosovë, të cilët kishin përgatitur listat e hebrejve, i mblodhën dhe i deportuan në kampin e përqëndrimit “Bergen Belsen” ku vdiqën 92 hebrej. Nga aty mbijetuan vetëm tri vajza, 4 deri në 12 vjeç, njëra prej të cilave ishte nëna ime. Në Prizrenin, ato thonë se kanë ardhë nga “Bergen Belzeni” më këmbë, por nuk e dinë se si”.

hebrejve

Kulla e Hebrenjve në Deçan

Prani që nga shekulli 15-të, sot pa trashëgimi të prekshme
Votim Demirit, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë, thotë se prania e hebrejve në këto hapësira daton që nga shekulli 15-të. Gjatë viteve ata ndërtuan një jetë të organizuar me shkollë për fëmijë dhe sinagoga. Por aktualisht në Kosovë jetojnë vetëm 56 familje hebreje, kryesisht në Prizren.
Hebraizmi është radhitur ndër besimet tradicionale në Kosovë, por tek hebrejtë e Kosovës nuk ka asnjë trashëgimi të prekshme përveç asaj shpritërore, sepse hebrejtë nuk patën mundësi të shpëtojnë tjetër veç jetës së tyre.

Familja hebreje Dr.Abravanel në Kosovë
Në një qytet multietnik, multikulturor dhe multifetar si Prizreni 56 familjet hebreje që mbetur kanë mishëruar brenda vetes të gjitha koloritet e kësaj jete. Suzana Demiri thotë: “Në familje unë flas turqisht, bashkëshorti më flet serbisht, ndërsa fëmijët mësojnë në shkolla shqip. I kremtojmë të gjitha festat e secilit komunitet. Këtu kemi xhami, teqe, kisha, manastire dhe që nga stërgjyshi e deri sot të gjithë jetojmë së bashku e në harmoni me popujt e tjerë.”
Me themelimin e shtetit të Iraelit në vitin 1948 shkuan në Izrael edhe dy tezet e Votim Demirit që mbijetuan Holokaustin. Kurse e ëma qëndroi në Prizren, ku u martua me një shqiptar. Votimi tregon se familja e tij vazhdon t’i ruajë kontaktet me familjarët që shkuan në Izrael./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit