-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Cilat janë pasojat e rënda të Iranit si pasojë e sanksioneve?

Më të lexuarat

Teherani ka lënë të kuptohet se është gati të zhvillojë bisedime të reja me fuqitë ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Rusinë, Kinën, dhe Francën, plus Gjermaninë

Irani thotë se është gati të kthehet në bisedimet me fuqitë e mëdha të botës mbi programin e tij të armëve bërthamore. Por ndërsa Teherani vazhdon programin e tij të pasurimit të uraniumit, duke mos përfillur shqetësimet e vendeve perëndimore rreth zhvillimit të një arme bërthamore, vendet perëndimore kanë shtuar sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Henry Ridgwell i Zërit të Amerikës i hedh një vështrim efektit të sanksioneve dhe ndikimit të tyre tek ekonomia iraniane.

Presidenti Obama miratoi kohët e fundit një raund të ri sanksionesh, që godasin sektorin Iranian të energjisë dhe atë të lundrimit. Këto sanksione u shtohen një serë sanksionesh të njëanshme dhe shumëkombëshe kundër industrisë dhe bankave iraniane.
Këto sanksione synojnë të parandalojnë vazhdimin e programit bërthamor të Iranit. Perëndimi thotë se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, ndërsa Teherani thotë se programi ka qëllime civile.

Irani ka lënë të kuptohet se është gati të zhvillojë bisedime të reja me fuqitë ndërkombëtare, të njohura si grupi P5+1, që janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia, Kina, dhe Franca, plus Gjermaninë.

Jamie Ingram, i organizatës IHS Global Insight, thotë se sanksionet po e detyrojnë Iranit të kthehet në tryezën e negociatave.

“Sanksionet po dëmtojnë rendë gjendjen e tyre financiare. Gjithashtu kufizimet mbi importet po bëjnë që të shtohen mungesat ushqimore”.

Tregëtia e Bashkimit Evropian me Iranin, edhe në artikujt e lejuar, ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Dhe kjo sepse bankat evropiane kanë frikën e Shteteve të Bashkuara, thotë Nigel Kushner, shef ekzekutiv i firmës W Legal, e cila këshillon firmat mbi tregëtinë me Iranin.

“Ka dyshime se amerikanët zhvillojnë bisedime të fshehta me këto banka dhe u kërkojnë atyre që të mos i japing hua Iranit, pra bankat nuk veprojnë edhe nëse ligjërisht u lejohet të veprojnë. Kam biseduar me një bankë zvicerane dhe më thanë se ata donin të pranonin pagesa për artikuj mjekësorë ose humanitarë për Iranin, por kishin shumë frikë”.

Zoti Kushner thotë se Irani po përpiqet të sigurojë importe nga vende jashtë juridiksionit të sanksioneve perëndimore.

“Iranit mund t’i duhet më shumë kohë, mund të jetë më e vështirë dhe mund t’i kushtojë më shumë, por ianianët shpesh përpiqen të kenë tregëti me vende si Kina, ndoshta edhe Turqia, të cilat nuk janë të detyruara të respektojnë sanksionet”.

Sanksionet ndaj bankave po shkaktojnë më shumë vështirësi në Iran, thotë analisti Ali Fathollah-Nejad në Universitetin e Londrës.

“Ndaj Iranit janë vënë sanksione në sektorin financiar dhe atë bankar, që janë më të rendësishmit, dhe që ndikojnë rëndë në të gjitha degët e ekonomisë”.

Fathollah-Nejad thotë se Perëndimi duhet të diskutojë sanksionet në çdo lloj negociatash në mënyrë që të gjendet një zgjidhje diplomatike.

“Për sa i përket zhvillimit ekonomik, mirëqënies së popullatës dhe të shoqërisë civile, kjo është diçka që i shqetëson shumë iranianët brënda dhe jashtë vendit. Dhe kjo është diçka që duhet të diskutohet”.

Nëse bisedimet fillojnë, ato do të jenë më të fundit në një seri të gjatë negociatash. Analistët parashikojnë një përqëndrim në shtimin e besimit në afat të shkurtër se sa gjetjen e një zgjidhje të krizës./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit