Presidenti amerikan, Donald Trump, do të presë më datë 3 maj homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, për të rifilluar përpjekjet për paqe me Izraelin, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të presë më datë 3 maj homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, për të rifilluar përpjekjet për paqe me Izraelin, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.
“Kjo vizitë do të mundësojë rikonfirmimin e angazhimit të SHBA-së dhe krerëve palestinezë për të kërkuar dhe për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit”, deklaroi Sean Spicer, zëdhënës i ekzekutivit amerikan, gjatë një konference për shtyp.
