Franca do të sjellë për disa ditë provën që regjimi sirian ka organizuar sulmin kimik në qytetin e Han Shejhun duke shkaktuar rreth 100 të vdekur më 4 prill, deklaroi të mërkurën shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault…
OPCW-ja: Sulmi kimik në Siri është i besueshëm | TRT Shqip
Sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) sulmi kimik i dyshuar i zhvilluar më 4 prill në Han Shejhun, në veriperëndim të Sirisë, është një akuzë e besueshme…
Franca do të sjellë për disa ditë provën që regjimi sirian ka organizuar sulmin kimik në qytetin e Han Shejhun duke shkaktuar rreth 100 të vdekur më 4 prill, deklaroi të mërkurën shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault.
“Ne kemi elemente, të cilat na mundësojnë të tregojmë se regjimi ka përdorur me qëllim armë kimike”, deklaroi Ayrault duke theksuar se shërbimet sekrete franceze kanë në dispozicion prova.
“Në disa ditë mund t’ju sjell provën”, garantoi ai.
Në fillim të muajit prill dyshohet se regjimi i Esadit ka zhvilluar bombardime me armë kimike kundër popullsisë civile, ku u vranë rreth 100 persona dhe u toksikuan të paktën 500 të tjerë. Ky sulm barbar shkaktoi gjithashtu një reagim të menjëhershëm të SHBA-së, e cila bombardoi me raketa nga deti një bazë ajrore nën kontrollin e Damaskut.
Mogherini: Regjimi sirian përgjegjës për sulmin kimik në Idlib | TRT Shqip
Regjimi i Esadit mban përgjegjësinë kryesore për sulmin kimik në veriperëndim të Sirisë, që shkaktoi të paktën 100 të vdekur, konfirmoi të martën shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini…
