Prof. dr. Gulnur Aybet, kryekëshilltare e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dhënë disa përgjigje si “shuplakë” për gazetaren e famshme të televizionit amerikan, “CNN”, Christiane Amanpour…
Prof. dr. Gulnur Aybet, kryekëshilltare e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dhënë disa përgjigje si “shuplakë” për gazetaren e famshme të televizionit amerikan, “CNN”, Christiane Amanpour.
Të martën në mbrëmje, Gulnur Aybet mori pjesë me telekonferencë në programin e drejtuar nga Christiane Amanpour, në kanalin “CNN International”.
Duke iu përgjigjur akuzave të pabaza të revistës “Economist”, e cila e quan Presidentin Erdogan një “autokrat”, prof. Aybet e bëri gazetaren britanike me origjinë iraniane për ujë të ftohtë.
Pasi rikujtoi se Presidenti ka kompetenca të jashtëzakonshme në sistemin aktual, kryekëshilltarja e Erdoganit u shpreh me këto fjalë: “Sipas sistemit qeverisës aktual, Presidenti nuk mund të akuzohet për kurrgjë (përveç tradhtisë ndaj atdheut), pasi ai s’mund të hetohet në asnjë mënyrë dhe nuk ka asnjë përgjegjësi karshi Parlamentit. Kurse në sistemin e ri, Presidenti mund të akuzohet për ndonjë shkelje penale dhe t’i adresohet Gjykatës Supreme.”
Sistemi presidencial turk | TRT Shqip
Njihuni me ndryshimet kryesore që do të sjellë sistemi presidencial në Turqi me ndryshimet e fundit kushtetuese.
Më tej, Amanpour lexoi një pjesë nga raporti i përbashkët i Këshillit të Evropës dhe Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), institucioni kryesor i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku pretendohet se procesi i referendumit kushtetues në Turqi “s’është realizuar në kushte të barabarta”; ndërsa prof. Aybet dha një përgjigje të qartë.
“Pretendimi në lidhje me parregullsitë në procesin e referendumit është i pamjaftueshëm. Ju folët gjithashtu për lirinë e shtypit; mirëpo, duke qenë se këta persona, që ju nënkuptoni, kanë dhënë mbështetje për terrorizmin, kësisoj pretendimesh janë po ashtu të pabaza. Për më tepër, arrestimet e këtilla bëhen në kuadër të luftës kundër terrorizmit, e cila vijon ende sot e kësaj dite në Turqi”, theksoi ajo.
Gulnur Aybet tërhoqi vëmendjen edhe mbi atë që Andrej Hunko, një prej autorëve të raportit të diskutuar, më herët ka pozuar me simbole të organizatës separatiste terroriste PKK dhe ka bërë deklarata në favor të saj.
Ndërsa Ricardas Ramoska, një tjetër delegat hartues i raportit të Këshillit Evropian dhe OSBE/ODIHR-it, është po ashtu një emër i dyshimtë dhe i kompromentuar, pasi është dënuar për korrupsion dhe mitëmarrje në vitin 2004, gjë kjo që është zbuluar nga agjencia lituane e lajmeve “ELTA”.
