Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, sot ka vdekur i paraburgosuri F. Z, i lindur me 14.06.1981, në Vushtrri, i akuzuar për grabitje dhe vrasje në tentativë.
I ndjeri ishte pranuar në Dubravë më 27.02.2012, ku është konstatuar se ka diagnozë të sëmundjes së Epilepsisë, për çka edhe është trajtuar tërë kohen.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Drejtësisës, thuhet se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore pacienti ka qenë i shtrirë në institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku ka përkujdesje shëndetësore 24 orë.
“Sot në orën 11:50 minuta, nga infermieri kujdestarë është informuar mjekja kujdestare së pacienti në fjalë ka pësuar sulm epileptik.
Mjekja menjëherë ka dhënë ndihmën e parë dhe pas konstatimit së gjendja shëndetësore e pacientit është përkeqësuar dhe së shenjat vitale i janë dobësuar, ka dhënë ndihmën e parë dhe reanimacionin, ndërsa ka dhënë urdhër që pacienti të dërgohet për trajtim me të avancuar në institucione publike”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se pacienti është transferuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku nga aty me oksigjenoterapi është transferuar në spitalin Rajonal të Pejës.
“Në Spitalin Rajonal të Pejës, pacienti ka mbërri ne orën 13:00. Sipas mjekut kujdestar në Emergjence, pacienti ka mbërri pa shenja jete. I është dhënë terapia reanimuese dhe intubacioni për 25 minuta në funksion të reanimimit të tij. Pas tërë këtyre përpjekjeve, në orën 13:25 minuta është konstatuar së pacienti ka ndërruar jetë (Exitus letalis)”, thuhet në njoftim.
Janë duke u kryer procedurat e hetimit të shkaqeve të vdekjes. Pacienti do të dërgohet për autopsi në funksion të vërtetimit të shkakut të vdekjes.kohaislame