4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Abdullahu i Jordanisë: Assad është ende i fortë

Më të lexuarat

Kushdo që mendon se rrëzimi i Basha al-Assad është cështje javësh, është naiv dhe nuk e njeh aspak situatën në terren.”

Kjo ishte deklarata e Mbretit Abdullah të Jordanisë dhënë për CNN nga Davosi në Zvicër kur mori pjesë për punimet e Forumit Ekonomik.

“Forcat e regjimit janë ende të forta dhe unë të paktën pres që në gjysmën e parë të këtij viti ta tregojnë këtë dhe rreziqet e daljes së konfliktit jashtë kufijve të Sirisë është tepër i madh”, tha mbreti Abdullah.

Ai paralajmëron se ndarja e Sirisë në disa shtetet të vogla, në bazë të territoreve që kontrollojnë rebelët dhe forcat e regjimit do të ishte katastrofike, një gjë që shumë udhëheqës në vende të tjera të rajonit janë mundur prej vitesh ta shmangin.

Duke hequr një paralele me situatën në Afganistan, monarku jordanez tha se talibanët e së nesërmes me të cilët do të duhet të merret komuniteti ndërkombëtar dhe gjithë vendet e Lindjes së Mesme, do të jenë në Siri.

Në fund të intervistës së tij, Mbreti Abdullah bëri thirrje për më shumë ndihma dhe vëmendje ndërkombëtare për më shumë se 300 mijë sirianët që strehon vendi i tij. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit