-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan shkarkon 4 ministra nga kabineti qeveritar

Më të lexuarat

Rexhep Taip Erdogan kryeministër i Turqisë, të enjten në mbrëmje në kuadër të ristrukturimit të kabinetit të tij qeveritar, ka shkarkuar nga detyra 4 ministra.
Ministri i arsimit, ministri i shëndetësisë, kulturës dhe i turizmit, si dhe ministri i brendshëm, janë shkarkuar nga detyra me dekret të presidentit Abdullah Gyl. Në vend të z, Naim Shahin, ministër i brendshëm i Turqisë është zgjedhur z. Muamer Gyler, deputet i parlamentit dhe ish prefekt i Stambollit. Omar Celik, zv/kryetar i partisë në pushtet, partia drejtësia dhe progresi ka zënë vendin e Artergul Gunai, në postin e ministrit të kulturës dhe turizmit. Vlen të theksohet se kohë më parë mediat turke kishin njoftuar reformimin dhe ndryshimin e përbërjes së kabinetit qeveritar të Rexhep Taip Erdogan, për shkak se ky i fundit nuk ka qenë i kënaqur nga puna e disa ministrave. Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë bërë me kërkesë të kryeministrit dhe me aprovimin e presidentit të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit