1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur

Më të lexuarat

Në sulmet në qytetet Idlib dhe Halep 15 civilë, shumica e të cilëve fëmijë humbën jetën

IDLIB (AA) – Në sulmet e kryera në qytetet Idlib dhe Halep të Sirisë 15 civilë, shumica e të cilëve fëmijë humbën jetën. Sulmet janë kryer në zonat që janë nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë së qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ferras Cundi në një deklaratë për AA tha se “Rajoni Maaret Herma të qarkut Xhebel Zevije në jug të qytetit Idlib, u sulmua nga avionët rusë. Objektiv i sulmit ishin shtëpitë e popullatës civile. Nëntë fëmijë dhe një grua humbën jetën”.

Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Civile në rajonin Kefer Nubul, në afërsi të Maaret Harma-s, tha se “Nga shkatërrimet e shkaktuar nga sulmi, është kuptuar se është përdorur bomba vakum. Po vazhdojnë punimet për shpëtim”.

Qendra e Mbrojtjes Civile në Halep në një deklaratë në rrjete sociale ka shkruar se në një sulm në orët e mëngjesit në rajonin Urm Kubra kanë humbur jetën 5 civilë.

Në deklaratë thuhet se ka të plagosur, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra. “Sulmi është kryer nga avionët rusë të cilët kanë përdorur bomba vakum”, thonë nga Qendra e Mbrojtjes Civile në Halep.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit