1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdoğan mesazh OSBE-së: Duhet të dini vendin tuaj

Më të lexuarat

“Turqia tashmë pas votimeve i ka lënë prapa gjërat e papërcaktuara. Ka përfuduar koha e grindjeve për formim të qeverisë, debateve, koalicioneve”, tha Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan iu drejtua me një fjalim mijëra qytetarëve të cilët ndodheshin në rezidencën presidenciale për ti uruar për fitoren në referendumin e djeshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke përshëndetur të gjithë banorët e Ankarasë Erdoğan ka shprehur falënderimet dhe ka uruar edhe një herë që ndryshimet kushtetuese të jenë në të mirën e vendit dhe të popullit.

Pasi ka bërë të ditur se për ta janë me rëndësi ajo që shpreh populli dhe drejtimi i vullnetit kombëtar Erdoğan, ka vazhduar fjalën e tij:

“Ndryshimi kushtetues është pranuar me preferencën e afërsisht 25 milionë e 200 mijë qytetarëve tanë. Për këtë arsyet tashmë kanë përfunduar diskutimet në lidhje me këtë çështje. Tashmë ndodhen nën shërbimin e popullit të rejat e ardhura me ndryshimin kushtetues të pranuar me numrin më të madh të votave në historinë e Turqisë. Pas kësaj është koha që të kthejmë fytyrën tonë drejt të ardhmes të gjithë së bashku. Do të vazhdojmë të punojmë nën urdhërin e vendit dhe popullit tonë me të gjithë fuqinë tonë dhe gjithashtu edhe si President i Republikës së Turqisë. Nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë punën. Do të vazhdojmë me vendosmëri në të njëjtën mënyrë rrugën tonë ashtu si edhe më parë me dashuri, përkushtim për ti shërbyer popullit”.

Presidenti Erdoğan më tej shtoi se “Do të ketë nga ata që do të shqetësohen nga kjo, ju i dini ato. Turqia tashmë pas votimeve i ka lënë prapa gjërat e papërcaktuara. Ka përfuduar koha e grindjeve për formim të qeverisë, debateve, koalicioneve. Tashmë që nga zgjedhjet që do të mbahen në nëntor 2019, dhe para atyre ato lokale në mars 2019 vendim i takon popullit”.

Ai theksoi se me ndryshimin kushtetues populli ka vendosur kalimin në sistemin qeverisës presidencial.

Pas sloganeve “Kërkojmë dënimin me vdekje” nga të pranishmit Erdoğan, ka thënë: “Këtë ashtu si edhe e kam thënë shumë herë më parë nëse kjo do të vjen në Parlament dhe në rast se miratohet unë do ta pranoj. Nëse nuk arrihet në këtë mënyrë atëherë edhe për këtë bëjmë referendum. Sepse ne nuk kemi të drejtë të falim vrasësit e dëshmorëve tanë”.

“Paralajmërim OSBE-së për raportin”

“Në Evropë ka një organizatë, OSBE-ja. Tani organizata është duke e përgatitur një raport të saj për referendumin që ‘zgjedhjet në Turqi janë kështu apo janë ashtu‘. Fiilimisht duhet të dini vendin tuaj dhe të shikoni punën tuaj. Raportet me përmbajtje politike që ju keni përgatitur ne as nuk i shikojmë as nuk i dëgjojmë. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë”, tha Erdoğan duke vënë në dukje se delegacioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) duhet të dijë cakun.

“Për 54 vite Bashkimi Europian na ka mbajtur në pritje”, tha Erdoğan i cili ka shtuar duke theksuar se “Do të ulemi e bisedojmë, bëjmë edhe një votim besimi për këtë”.

“Britania doli me Brexit-in, ajo po del nga Bashkimi Europian e cila është edhe një nga themeluesve të saj, gjithashtu edhe Norvegjia doli. Kush është autoriteti që do të japë vendimin? Populli. Edhe ne i drejtohemi popullit tonë çfarë vendimi të japë ai ne do të jemi në përputhje me të. Ose do të mbajnë premtimet që i kanë dhënë Turqisë ose do të përballen me këtë rezultat. Kjo punë nuk mund të vazhdojë në mënyrë duke vërsulur mbi vendin tonë organizatat terroriste duke i ofruar mbështetje me armë dhe para në mënyrë të fshehtë”, theksoi Erdoğan.

Pasi ka bërë të ditur se Turqia do të vazhdojë luftën e fuqishme kundër të gjitha organizatave terroriste në rajon, Erdoğan tha se “Ata të cilët nuk hezitojnë të shprehin hapur mendimet armiqësore kundër Turqisë duke ofruar ndihmë për terroristët në Siri le ta dinë se Turqia pavarësisht nga pasojat nuk do të lejojë veprimin dhe organizimin e strukturave terroriste në kufijtë e saj. Ata që mendojnë se do të gjunjëzojnë Turqinë së shpejti do ta kuptojnë se janë gabuar me terroristët që i kanë përdorur në rajon si ushtarë mercenarë. Operacioni ‘Mburoja Eufratit’ është operacioni ynë i parë dhe jo i fundit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit