-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ministri rus Lavrov thotë se Opozita Siriane është në rrugë të gabuar

Më të lexuarat

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, i cili mbron idenë se opozita po ndjek rrugën e gabuar për të përmbysur Esadin, hodhi pretendimin që nëse antiqeveritarët do të vazhdojnë në këtë mënyrë, përleshjet e armatosura nuk do të marrin fund dhe numri i të vdekurve do të shtohet gjithnjë e më shumë.

Lavrov supozoi gjithashtu se pavarësisht premtimeve, vendet perëndimore nuk po punojnë për t’i ulur palët luftuese të Sirisë në tavolinën e negociatave.

Duke theksuar se Rusia dhe Kina po bëjnë përpjekje për këtë çështje, Sergej Lavrov sqaroi se prioriteti i Moskës nuk është përmbysja e regjimit të Esadit. Ai vuri në pah se nuk kanë në plan një operacion gjigant evakuimi nga Siria.

Ndërkaq, rreth 80 qytetarë rusë të evakuuar nga Siria kanë mbërritur në Rusi.

Kurse zv/ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihail Bogdanov paralajmëroi se lufta ndërmjet opozitarëve dhe forcave qeveritare të Sirisë mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Bogdanov bëri të ditur edhe se gjatë ditëve në vijim autoritetet ruse do të zhvillojnë bisedime të reja me opozitën siriane.

Një reagim drejtuar Perëndimit erdhi gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeledin Ihsanollu.

“Heshtja e Perëndimit përballë zhvillimeve në Siri është dyfytyrësi e qartë”, tha Ihsanollu duke kritikuar vendet perëndimore, të cilat ndërhynë menjëherë ndaj ngjarjeve në Mali, për qëndrimin e heshtur lidhur me Sirinë.

Ndërkaq, Koalicioni Kombëtar Sirian, gjatë konferencës së organizuar në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, mbrojti mendimin se Ushtria e Sirisë nuk po u lë opozitarëve rrugë tjetër veçse përdorimit të armëve. Ish-kreu i Koalicionit, Abdulbasit Sejda deklaroi se dëshirojnë ende që kriza siriane të zgjidhet me rrugë politike.

Kurse zëdhënësi i Frontit për Çlirimin e Sirisë falënderoi Turqinë për mikpritjen e opozitarëve sirianë dhe shtoi: “Turqia është si mushkëritë, që mundësojnë frymëmarrjen e revolucionit sirian.”/trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit