-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ja pse s’e mbrojtën lapidarin

Më të lexuarat

“Lapidari nuk është mbrojtur nga qytetarët dhe të tjerët për arsye se atë ditë lidershiopi i Luginës ka pasur të dalë me një deklaratë se do ta zhveondosin lapidarin në një vend tjetër, por Serbia kur e pa se kjo do të ndodhë, për t’i shkuar në vend amaneti i kryeministrit Daciq dhe presidentit Nikoliq, ka ndërmarrë aksion për tërheqjen e lapidarit. Prandaj ka qenë e pamundur të mbrohet fizikisht lapidari sepse ka qenë e vështirë një përballje me xhandarmërinë serbe. Qeveria e Serbisë dhe Daciqi në këtë rast na kanë tradhtuar. kemi qenë shumë afër zgjidhjes së problemit me anë të dialogut” ka thënë për Epokën e Re, kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri.
Ne e kemi ditur se lapidari do të hiqet edhe me dhunë nëse është e nevojshme dhe për këtë nuk ne nuk kemi guxuar t’i kundërvihemi xhandarmërisë serbe.
Ndër të tjera ai tha se faktori ndërkombëtar ka dështuar në rastin e Luginës dhe se ai po luan me standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për minoritetet, duke i trajtuar me privilegje serbët në Kosovë dhe me diskriminim shqiptarët në Luginë.
Ai tha se nuk është i kënaqur as me përkrahjen e Shqipërisë dhe të Kosovës, për të parën thotë se ka pasur mundësi të ndihmojë ndërsa për Kosovën thotë që ka qenë e pamundur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit