1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Harta e ditës: liria e besimit është në rënie në shumë vende

Më të lexuarat

Gati 2 mijë vjet më parë, sipas Biblës, Jezusi i Nazaretit, u kryqëzua për shkak se kërkoi “të ngatërronte” popullin e Judesë. Edhe pas dy mijëvjeçarësh, njerëzimi nuk ka arritur dot të eleminojë persekutimin fetar. Në fakt, në një indeks të publikuar ditët e fundit, sugjerohet se liria e besimit aktualisht është në rënie në shumë vende të botës.

Indeksi Pew i kompanisë së njohur të mbledhjes e përpunimit të opinioneve, vlerëson pengesat për ushtrimin e besimit në dy dimensione, bazuar në tekstin e kushtetutave të vendeve dhe në raportimet e grupeve qeveritare dhe ato të të drejtave të njeriut.

Në indeks, vlerësohen ligjet dhe politikat që kufizojnë besimet fetare, sikundër edhe dhuna dhe kërcënimet e tjera nga publiku në një indeks më të gjerë që trajton gjerësisht armiqësitë sociale.

Niveli i përgjithshëm i kufizimeve mbi besimin është habitshëm i rritur: studimi gjen se ai është “i lartë” ose “shumë i lartë” në plot një të katërtën e 198 vendeve të studiuara.

Për më tepër, situata duket se po bëhet akoma edhe më e rëndë: si treguesit qeveritarë ashtu edhe ato socialë tregojnë se liria e besimit u përkeqësua në vitin 2015 – viti i fundit me të dhëna të aksesueshme – për të parën herë në tre vjet.

Kufizime strikte në lirinë e besimit janë të vërejtura në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Në këtë rajon, 95 për qind e qeverive janë të përfshira në presion dhe përdorim force ndaj grupeve fetare, ku politikat egjiptiane janë më të ashprat. Sidoqoftë, vendet europiane, përfshirë disa nga demokracitë liberale sekulariste të kontinentit, mund të jenë po ashtu jo tolerante. Pew gjeti më shumë se 200 raste të kufizimeve qeveritare mbi besimin po mbi grupet fetare jo vetëm në Rusi, e cila ndalon disa forma të praktikës publike fetare, por edhe në Francë, që ka në fuqi një ndalim të mbulimit të fytyrës në hapësirat publike.

Rritja në indeksin e armiqësisë sociale reflekton gjerësisht rritjen e dhunës nga turmat. Në Indi, qeveria llogariti 561 incidente të konflikteve fizike të motivuara nga ana e besimit, gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2015, që rezultuan me 90 të vdekur dhe 1688 plagosje. Edhe pse incidente të tilla janë shumë më tepër sesa në Europë, ato po bëhen të vazhdueshme edhe në kontinentin e vjetër. Pew listoi 17 incidente të dhunës nga turma në kontinent në vitin 2015, nga nëntë një vit më herët. Kjo shifër për fat të keq, ka gjasa të jetë rritur sërish gjatë viteve të mëpasshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit