Jëlldërëm: Të rinjtë që dolën para tankeve nesër do ti vënë vulën të ardhmes së Turqisë

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se, qeveria turke duke thënë se nevojat primare të Turqisë janë drejtësia dhe zhvillimi, ka zhvilluar punimet prej 15 vjetësh.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se, qeveria duke thënë se nevojat primare të Turqisë janë drejtësia dhe zhvillimi, ka zhvilluar punimet prej 15 vjetësh.

Kryeminsitri Jëlldërëm në kuadër të punimeve të referendumit, që do të zhvillohet nesër, mbajti fjalime drejtuar popullit në mitingjet e zhvilluara në lagjet Esenjurt (Esenyurt), Avxhëllar (Avcılar) dhe Kyçykçekmexhe (Küçükçekmece) të Stambollit.

Kryeministri Jëlldërëm tha se për sa kohë që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim AK ka qenë në pozitë ka bërë investime në Stamboll.

Në fjalimin në Avxhëllar kryeministri turk iu drejtua rinisë duke thënë: ”Të rinjtë që i dolën përpara tankeve (gjatë tentativës së grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY) në 15 korrik) nesër do ti vënë vulën të ardhmes së Turqisë.

Duke nënvizuar se sistemi aktual model i 82-shit tashmë nuk është i mjaftueshëm, Kryeministri Jëlldërëm tha: “Ata që kërcënojnë se do ta hedhin këtë popull në det, nesër në kutitë e votimit do të marrin përgjigjen e duhur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit