-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përgjigje ndaj deputetit i cili i ofendoj muslimanët

Më të lexuarat

“Disa politikan dhe deputet të Parlamentit të Kosovës dalin dhe  po thonë se hoxhallarët po ua shpërlajnë trurin njerëzve “këta janë manjaka”, dhe pas kësaj nuk kërkojnë falje për këto sulme dhe akuza, dhe pastaj përseri del në TV dhe thotë “Unë mirë e kam pasur, këta janë manjaka”.

Qenka bërë “problem i madh” psë një hoxhë i madh, i nderum dhe i respektum në vendin tonë ka thënë qe “Viti i Ri nuk është festë e jona dhe nuk duhet me respektu”. Por këtë e thonë të gjithë hoxhallarët e nuk e thotë vetëm ai, këtë e kanë thënë edhe para tij. 

Nëse ne thirremi në respektimin të drejtës së shprehjes, atëherë sikurse që ti ke të drejtë ta festosh Haloween-in , Shën Valentinin etj..  ashtu edhe ne e kemi të drejten e shprehjes dhe të themi se për ne si muslimanë këto festa nuk kanë rëndësi të madhe.

Unë nuk dua që ti kontriboj këtij debati që t’i shtohen polemikat dhe debatet  më shumë, por ne jemi të interesuar që ti ndajmë rolet tona. 
Parlamenti i Kosovëse nuk është referencë e jona, nuk dohet të na mësoj Parlamenti i Kosovës neve fenë, se a duhet me fesu Vitin e Ri apo jo. 
Nëse parimet tona fetare për dikënd janë ekstreme, atëherë ky është qendrimi jonë, këto janë parimet tona, dhe ne qendrimet tona i mbështesim në Kur’an, ne referencë e kemi Kur’anin, ne referencë e kemi Muhammedi [alejhi Selam] , dhe ne nuk mundemi me e pyet një deputet të Parlamentit të Kosovës se si duhet me e kuptu fenë.

Ne nuk i nënshtrohemi klases politike e cila manipulon me termat e cila kinse kërkon një “Islam tradicional”, por realisht edhe ne jemi te interesuar për Islamin tradicional, dhe nuk jemi te interesuar ta sjellim një Islam tjetër, por vetëm Islamin tradicional, Islamin burimor, që referencë e ka Kur’anin dhe mësimet e Muhammedit. Por ne nuk mundemi që Kur’anin dhe fjalët e Muhammedit me na spejgu Parlamenti i Kosovës apo filan deputeti. 
Ne nuk kemi problem me asnje subjekt poltikë, ne nuk duhet që t’armiqësohemi, por ne kemi problem me individa. Sigurisht që partit që këta individa u takojnë atyre, duhet që të dalin me qendrime, me reagime. Pra ne nuk kemi problem me asnje parti politike, sepse ne jemi një, ne jemi vllëzër dhe të gjithë i shërbejmë këtij shteti, dhe nuk duhet që të armiqësohemi, por të sçarohemi dhe ti ndajmë rolet dhe detyrat tona.
Ne nuk duhet të merrzitemi shumë kur ndëgjojmë kësi llojë deklarata nga deputetet e Kosovës, qe sipas tij të gjithë muslimanët e Kosovës të cilët nuk pranojnë të kenë kenë festa të tjera pos dy Bajrameve, qenkan manjaka. 

Unë nuk dua ta mbrojë hoxhen e nderuar. hoxhë Shefqetin, por unë jam duke e mbrojt kauzën e tij. 
Unë mendoj qe sikurse të i vendosnim në peshore, dhe unë kam argumente për këtë që po flasë, dhe me e mat kontributin e hoxhallarve dhe kontributin e kësaj elite politike, do të kishte shumë diskrepancë të madhe, dallim të madh. 

A mos janë hoxhallarët pjesë e tenderave, që tenderi është siononim i korupcionit ? A mos janë hoxhallarët të cilët janë bërë milionera në Kosovë ? A mos janë hoxhallarët që bëjnë shantazhe dhe pazare ? A mos janë hoxhallarët që janë në faqe të parë te gazetave ?
Unë nuk dua të i përgjithësoj, nuk themë se të gjithë politikanët janë njësojë, por këtë e themë për ata të cilet kanë urrejtje dhe averzion ndaj Islamit, dhe nuk mundet që të dal publikisht kundër Islamit, atëherë i bjenë në kry hoxhës, kur shahet hoxha-shahet Islami. 

Unë bëjë thirrje që këto debate sporadike “inshaAllah” nuk fillojnë që të bëhen serioze, sepse kjo nuk na shërben neve si shtet, dhe shumë shpejt ne do të jemi para zgjedhjeve Parlamentare, dhe kur të vie momenti i zgjedhjeve të gjithë këta politikanë dhe njerëz të politikës vijnë tek ne dhe lypin vota dhe përkrahje zgjedhore nga ne, por, bëhuni të bindur, ju betohem në Allahun, që, ata të cilët na kanë mbushur hidhërim zemrat tona në natën e Fiter Bajramit (2011) në Parlamentin e Kosovës, ata le të dalin dhe le ti shikojnë inxhizimet, edhe ky i fundit i cili i shpalli muslimanët “manjaka” , le ti bëjnë hesapet mirë. Ne i njohim ata, e dim kush janë ata.”

Hoxhë Enes Goga
Burimi i këtij shkrimi  është marrur nga  vdeo-fjalimi (pjesë-pjesë) i  hoxhë Enesit e mbajtur me datë  18 Janar 2013.   – http://www.youtube.com/watch?v=73-wkj0pt_g

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit