Ebu Hurejra (RadijAllahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Vërtet Allahu është i Mirë dhe nuk pranon vetëm se vepra të mira. Ai i ka urdhëruar besimtarët, ashtu sikurse i pati urdhëruar të Dërguarit. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju të dërguar! Hani gjërat e mira (hallall) dhe punoni mirë.” Gjithashtu ka thënë: “O ju që besoni, hani gjërat e mira (hallall) të cilat ua kemi dhënë.” Më pas, Profeti (SalAllahu alejhi ue selem) përmendi një njeri, i cili udhëtoi shumë, me flokë të shprishura (i pakrehur) e të pluhurosura e që drejtonte duart nga qielli duke thënë: “O Zot, o Zot! Në një kohë kur është ushqyer me haram, ka pirë haram, është veshur me haram dhe ka punuar me haram. (Një njeriu të tillë) Si mund t’i pranohet lutja?!”
Transmeton Muslimi.