3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Prania e forcave të huaja në Siri nuk zgjidhin asgjë”

Më të lexuarat

Reisi i cili tregohet si një nga kandidatët më të fortë kundër Hasan Ruhani, në një deklaratë për AA ka dhënë vlerësime mbi krizën në Siri

Ibrahim Reisi, i cili ka kryer aplikimin për kandidat për president në zgjedhjet e 19 majit në Iran, ka thënë sot se prania e forcave të huaja nuk mund të jetë zgjidhje për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Reisi i cili tregohet si një nga kandidatët më të fortë kundër Hasan Ruhani, në një deklaratë për AA ka dhënë vlerësime mbi krizën në Siri.

“Ashtu sikurse e kam thënë disa herë kriza në Siri duhet të zgjidhet nga populli sirian. Prania e forcave të jashtme në Siri do të jetë gjithmonë problem dhe duket qartë që deri më tani nuk ka zgjidhur asnjë gjë”, tha Reisi dhe më pas shtoi se prania e tyre në Siri nuk bën gjë tjetër vetëm se thellon krizën.

“Ta lëmë popullin sirian të marrë vetë në dorë të ardhmen e vendit”, ka shtuar ai.

Reisi ka thënë gjithashtu se në rast se zgjidhet president do të punojë për marrëdhënie të mira dhe të ndërtuara mbi bazën e respektit reciprok, ndërsa ka përjashtuar Sionizmin.

Ibrahim Reisi momentalisht është drejtuesi i fondacionit më të madh në vend. Ai njihet si një nga aktorët më aktivë të krahut konservator të politikës iraniane.

Mbi 1000 kandidatë për president të vendit
Komisioni Zgjedhor i Iranit edhe sot pranon aplikacionet për kandidaturë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend, të cilat do të mbahen më 19 maj të këtij viti.

Të dhënat e Komisionit Zgjedhor tregojnë se deri më tani më shumë se një mijë persona kanë paraqitur kërkesë për kandidim, apo dëshirën për të qenë në garë për kreun e shtetit.

Për kandidaturë ka aplikuar presidenti aktual i vendit Hasan Rouhani, ndërsa si konkurrentët e tij më të fortë konsiderohen ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinexhad dhe një nga përfaqësuesit kryesorë të krahut konservator Ibrahim Reisi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit