Në Kosovë, vazhdimisht thirret në laicitet kur në pyetje janë të drejtat e muslimanëve, por kur janë në pyetje të tjerët sikur këto parime shkrihen apo nuk ekzistojnë fare.
Kjo tregon edhe veprimin e kryetarit të komunës së Ferizajit si dhe vendimin e tij për dërgimin në Itali të 90 maturantëve më të zgjedhur të kësaj komune të cilët do të kenë mundësi aplikimi për ndonjë burs në këtë vend, shpenzimet e udhëtimit të të cilëve do të hiqen nga buxheti komunal kurse qëndrimi i tyre sponzorohet nga prifti italian Don Sandro Shaboleta.
Vlenë të theksohen se këtë projekt në bashkpunim me Kishen Katolike dhe Caritasin ( tashmë i njohur për thithjen e fondeve komunale ) në këtë Komunë e kanë zhvilluar udhëheqësit komunal që nga paslufta.
Pyetja ime është:
– Pse u jepet mundësi indoktrimi nxënësve më të mirë të kësaj komune përmes një komune e cila thërret në laicitet tek një shoqëri e cila është me përqindje absolute muslimane?
– A lajmrohen prindërit se fëmijët e tyre do të jenë nën udhëheqjen e një prifti ku një pjesë e mirë e kohës u kushtohet vizitave të kishave dhe famullive në Itali?
– Sikur të dërgoheshin nxënësit e përzgjedhur nën udhëheqjen e një hoxhe në një vend musliman apo europian edhe pse ata janë musliman a do ta pranonte një projekt të tillë komuna?
– Pse favorizohen këta student ndaj të tjerëve kur ata kryejnë studimet e tyre?
Rijad H. Imeri